Federata Angleze e Futbollit krijoi një precedent për shkak të mesazhit të Luis Diaz nën fanellë

  • S.A /
  • 07 November 2023 - 09:01
Federata Angleze e Futbollit krijoi një precedent për shkak të mesazhit të Luis Diaz nën fanellë

Federata e Futbollit të Anglisë nuk do ta gjobisë futbollistin kolumbian Luis Diaz pasi anëtari i Liverpoolit festoi një gol në ndeshjen e Ligës Premier duke treguar një mesazh nën fanellë, transmeton "Kosova Sot Online".

 

Ngjarja ndodhi në ndeshjen mes Lutonit dhe Liverpoolit, e cila përfundoi pa fitues 1-1, ku Diaz shënoi gol për Reds në minutat shtesë. 

Më pas kolumbiani ka treguar mesazhin “Liri për babanë” dhe ka të bëjë me dramën familjare që po kalon aktualisht.

Kujtojmë se pjesëtarët e grupit gueril të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN) kanë rrëmbyer së fundmi prindërit e futbollistit.

Edhe pse ushtria kolumbiane arriti të shpëtonte nënën e Diazit shumë shpejt pas rrëmbimit, ata janë ende në kërkim të babait të tij.

Federata bëri të ditur se nuk do ta ndëshkojë Diazin, pavarësisht rregullit që futbollistët nuk lejohen të dërgojnë dhe shfaqin mesazhe personale në fushat e futbollit.

Është thënë se këto janë rrethana të veçanta dhe se nuk kanë ndërmend të hapin procedura disiplinore.

(Kosova Sot Online )