Rrëmbyesit e babait të Luis Diazit e vendosin këtë kusht për lirimin e tij!

  • S.A /
  • 07 November 2023 - 11:20
Rrëmbyesit e babait të Luis Diazit e vendosin këtë kusht për lirimin e tij!

Prej 10 ditësh, babai i futbollistit kolumbian të Liverpoolit, Luis Diaz, vazhdon të mbahet peng në qytetin e tyre të lindjes, Barrancas. Në një reagim të fundit, organizata ELN kërkon garanci për sigurinë e tyre nga qeveria kolumbiane, e cila është duke e zhvilluar një operacion të gjerë në terren për lirimin e Luis Manuel Diaz, babait të futbollistit, transmeton "Kosova sot Online".

“Më 2 nëntor, ne informuam vendin për vendimin për lirimin e z. Luis Manuel Díaz, babai i lojtarit Luis Díaz. Që nga ajo datë, ne filluam procesin për ta realizuar këtë sa më shpejt të jetë e mundur. Po bëjmë përpjekje për t’i shmangur incidentet me forcat qeveritare. Zona është ende e militarizuar, ata po kryejnë fluturime, zbarkojnë trupa, transmetojnë dhe ofrojnë shpërblime si pjesë e një operacioni intensiv kërkimi. Kjo situatë nuk po e lejon ekzekutimin e planit të lirimit shpejt dhe në mënyrë të sigurt, ku ndodhet z. Luis Manuel Díaz. Nëse operacionet vazhdojnë në zonë, do të vonojnë lirimin dhe do të rrisin rreziqet. Ne e kuptojmë ankthin e familjes Díaz Marulanda, të cilës i themi se do ta mbajmë fjalën për ta liruar në mënyrë të njëanshme, sapo të kemi garanci sigurie për zhvillimin e operacionit çlirimtar”, tha Jose Manuel Martinez Quiroz, i cili pretendon se është komandanti i grupit gueril ELN, përcjell A2.

Në ndeshjen e së dielës, Diaz zbriti në fushë me Liverpoolin dhe arriti të shënojë edhe golin e barazimit në fundin e ndeshjes, ku më pas bëri thirrje për lirimin e babait të tij, të cilën e kishte të shkruar në bluzë.

(Kosova Sot Online )