Arijon Ibrahimoviç, shqiptari nga Kosova që hyri mbrëmë në histori të Serie A

  • S.A /
  • 07 November 2023 - 11:46
Arijon Ibrahimoviç, shqiptari nga Kosova që hyri mbrëmë në histori të Serie A

Arijon Ibrahimovic ka hyrë në histori të Serie A. Futbollisti nga Kosova u bë lojtari i parë i lindur në vitin 2005 që realizon gol në ligën elitare italiane, njofton gazetari sportiv italian, Giuseppe Pastore, transmeton "Kosova Soty Online". 

Me golin e shënuar mbrëmë në fitoren 2:1 ndaj Empolit, futbollisti i Frosinones, në pronësi të Bayern Munichut, e theu rekordin duke i pasuar lojtarët si Romero, Afena Gyan, Diallo, Pellegri e Kean, të cilët i kishin inauguruar vitet 2004, 2003, 2002, 2001 e 2000.

Trajneri Eusebio Di Francesco ia besoi pozitën e titullarit futbollistit të lindur dhe rritur në Gjermani pasi ai shënoi gol kundër Torinos në Kupën e Italisë.

Dhe, Ibrahimovic ia shpagoi besimin trajnerit të tij me një paraqitje të shkëlqyeshme dhe me veprime vendimtare. Një natë ëndrrash për talentin kosovar, i cili krahas golit, asistoi edhe për bashkëkombësin e tij, Marvin Çuni. Ibrahimovic u bë lojtari i parë i lindur në vitin 2005 që shënon gol në Serie A. 17 vjeçari i lindur në Nurbnerg i përfaqëson grupmoshat e reja të Gjermanisë. 

(Kosova Sot Online )