Real Madrid nuk ka plane të përforcojnë ekipin

  • A.P /
  • 07 November 2023 - 15:33
Real Madrid nuk ka plane të përforcojnë ekipin

Javën e fundit kanë shpërthyer zërat për transferime të reja të Real Madridit në afatin kalimtar që do të fillojë më 2 janar dhe do të përfundojë sapo të fillojë muaji shkurt.

Drejtuesit e klubit madrilen siç duket nuk kanë plane të përforcojnë ekipin.

Burime brenda klubit kanë thënë se nuk ka asnjë mundësi që Real Madrid të bëjë ndonjë lëvizje. Ka besim në skuadrën momentale dhe në atë që mund të japin ata.

I pari që besohet se ka bërë të ditur këtë është Carlo Ancelotti. Italiani beson te lojtarët e tij, në atë që ata mund të bëjnë, deri ku mund të shkojnë, duke siguruar krerët e klubit për suksesin e ekipit të tij.

Problemet e mundshme me lëndime që mund të krijohen do të korrigjohen nga lojtarët që janë aktualisht në klub, duke aluduar kështu se ka një numër të madh futbollistësh.


(Kosova Sot Online)