Edon Zhegrova, më i miri i muajit tetor te Lille

  • A.P /
  • 07 November 2023 - 19:54
Edon Zhegrova, më i miri i muajit tetor te Lille

Edon Zhegrova është shpallur lojtari më i mirë i muajit tetor te Lille.

Klubi francez njoftoi sot se çmimi i më të mirit për muajin tetor i takoi reprezentuesit të Kosovës.

Gjatë muajit tetor, Zhegrova u paraqit në gjashtë ndeshje në total, në Ligue 1 dhe në Ligën e Konferencës.

24-vjeçari kontribuoi me katër asistime dhe një gol. 

(Kosova Sot Online)