'Dardanët' dalin me një mesazh të madh para ndeshjes ndaj Izraelit

  • S.A /
  • 08 November 2023 - 11:32
'Dardanët' dalin me një mesazh të madh para ndeshjes ndaj Izraelit

Të dielën në “Fadil Vokrri” Kosova e pret Izraelin në kuadër të kualifikimeve për Evropian, transmeton "Kosova Sot Online ".

Tifo-grupi i Kosovës, “Dardanët” kanë dalur me një mesazh të madh para kësaj ndeshje duke kërkuar kulturë dhe respekt për të gjithë në fushë. “Të dielën presim Izraelin në Prishtinë. Në stadiumin “Fadil Vokrri” duhet të jemi të gjithë në nivel të detyrës dhe mos të lejojmë të bëhet asnjë lëshim. Nga fillimi deri në fund duhet të jetë vetëm një ndeshje sportive, pasi qëllim tjetër nuk ka dhe nuk duhet të ketë. Për hir të interesave tona si vend, si kombëtare dhe si futboll vendor, duhet të përpiqemi që animin ta bëjmë sa më korrekt dhe energjitë t’i përqendrojmë vetëm te vetja, respektivisht tek inkurajimi i futbollistëve tanë për të nxjerrë një rezultat sa më pozitiv.


Organet e rendit dhe sigurisë kanë marrë masat e duhura që gjithçka të shkojë mbarë dhe në respektim të ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës. Në këtë frymë dhe harmoni do të angazhohemi që të gjithë që mos të lejojmë kurrfarë skenarësh tjera.
Duke i respektuar rregullat, e respektojmë shtetin tonë. Në fushë kemi përballë një kundërshtar, kurse në tribuna kemi detyra që përkojnë vetëm në mbështetje të ekipit tonë kombëtar.
Për shkak të ndjeshmërisë së situatës, paralajmërojmë secilin anëtar të Dardanëve që do të pajiset me biletë të personalizuar, me emër dhe mbiemër. Masa këto të ndërmarra me rekomandim të Policisë së Kosovës.
Pra, sfida kundër e Izraelit është ndër të fundit që do t’i luajmë këtë vit. Të shërbejë për një fitore, për rikthim të entuziazmit dhe përgatitjen sa më të mirë për kualifikimet e radhës” thuhet në njoftimin e “Dardanëve”.

(Kosova Sot Online )