Real Madridi fiton lehtësisht ndaj Bragas

  • A.P /
  • 08 November 2023 - 22:59
Real Madridi fiton lehtësisht ndaj Bragas

Real Madridi ka shënuar fitoren e katërt në po aq ndeshje në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

“Los Blancos” triumfuan në shtëpi 3:0 ndaj Bragas.

Mysafirët patën mundësinë e artë të kalonin në epërsi në minutën e gjashtë të ndeshjes, por Djalo dështoi të shënonte nga penalltia.

E në mintuën e 27-të, Brahim Diaz kaloi vendasit në epërsi, pas asistimit të Rodrygos.

Vinicius Junior realizoi për 2:0 në minutën e 58-të, para se Rodrygo të realizonte golin e tretë të madrilenëve vetëm tre minuta më pas.

Kësisoj, Real Madridi tani i prin grupit C me 12 pikë, pesë më shumë se Napoli që ndodhet në pozitën e dytë.

Në vendin e tretë gjendet Braga me tri pikë, kurse grupin C e mbyll Union Berlini me një pikë.

(Kosova Sot Online)