Në Shqipëri shënohet një gol i jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë “prej Himalajeve”

  • S.A /
  • 09 November 2023 - 09:14
Në Shqipëri shënohet një gol i jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë “prej Himalajeve”

Thuajse çdo ditë jemi mësuar të shohim gola të bukur e të pazakonshëm në botën e futbollit. Por, ai që vjen nga Shqipëria është vërtet i jashtëzakonshëm, transmeton "Kosova Sot Online".

Në fakt, ditë më parë në ligën amatore “Sunday League Albania” në Korçë, një futbollist i impresionoi dhe i la gojëhapur të gjithë me golin e tij.

Në një ndeshje me shi, lojtari, që fillimisht u duk shumë optimist, gjuajti fuqishëm nga gjuajtja e lirë nga mbrojtja, duke përfunduar topi në fund në rrjetë.

Një gol fantastik, i cili do të mbetet i paharrueshëm, ndonëse u shënua në një ligë amatore, ku mund të marrë pjesë çdokush, e që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit.

https://streamable.com/i78u0p

(Kosova Sot Online )