Gjashtë skuadra e kanë siguruar "biletën" për në të tetën e finales së Championsit

  • S.A /
  • 09 November 2023 - 10:23
Gjashtë skuadra e kanë siguruar

Gjashtë skuadra janë kualifikuar në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mbrëmë u kompletua xhiroja e katërt e fazës së grupeve pasi u luajtën tetë takime të Grupeve A, B, C e D. Bayern Munichu, Real Madridi, Interi dhe Real Sociedadi janë katër ekipet e radhës që e "prenë" nga një biletë për fazën eliminuese. Gjiganti bavarez e mundi Galatasarayn me rezultat 2:1 dhe shkoi në kuotën e 12 pikëve në Grupin A me një seri perfekte prej katër fitoresh nga po aq ndeshje.

Ndërkohë, Real Madridi e mundi pa problem Bragën me rezultat 3:0 për t’i grumbulluar po ashtu 12 pikë me perfeksion në Grupin C dhe për të ecur tutje. Tutje mbrëmë shkuan edhe Interi dhe Sociedadi. Nënkampioni evropian e mundi Salzburgun në udhëtim, 1:0 për të arritur në kuotën e 10 pikëve. Kurse, lideri i grupit, ekipi spanjoll e mundi Benfican 3:1 për të shkuar po ashtu tutje. Nga Grupin D. Paraprakisht, të martën mbrëma kualifikimin e kishin siguruar Manchester City dhe Leipzigu.

(Kosova Sot Online )