Ballkani barazon në Kazakistan ndaj Astanas

  • A.P /
  • 09 November 2023 - 18:44
Ballkani barazon në Kazakistan ndaj Astanas

Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola ndaj Astanas në Kazakistan, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Suharekasit ishin më të mirë në të dy pjesët, por mungoi goli.

Kampioni i Kosovës pati mjaft raste të mira shënimi, por topi nuk donte të hynte në portë.

Me këtë barazim, Ballkani shkon në kuotën e katër pikëve, aq sa ka edhe Astana.

Aktualisht, Ballkani ka ende gjasa për kualifikim, por dy ndeshjet e ardhshme i ka mjaft të vështira.

(Kosova Sot Online)