Klubi i futbollit kosovar në zi, ndërron jetë talenti i ri

  • A.P /
  • 09 November 2023 - 18:57
Klubi i futbollit kosovar në zi, ndërron jetë talenti i ri

Është ndarë nga jeta futbollisti 14 vjeçar i grupmoshave të Malishevës, Drinor Berisha.

Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi malishevas përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarje nga jeta të Drinor Fitim Berishës, futbollist i grupmoshave të Shkollës sonë të Futbollit.Lajmi për vdekjen tragjike të Drinorit na ka trishtuar e pikëlluar të gjithëve. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, por edhe për bashkëlojtarët e tij dhe të gjithë neve në klub.Në këto momente të vështira për familjen, lusim Zotin që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni Drinorin përherë me krenari.U prehsh në parajsën e paskaj ti shpirt i ëmbël…”, thuhej në njoftim.


(Kosova Sot Online)