Mourinho i nervozuar pas humbjes së Romës: Askush të mos flasë

  • A.P /
  • 09 November 2023 - 22:20
Mourinho i nervozuar pas humbjes së Romës: Askush të mos flasë

Roma u mposht sonte nga Slavia Prague në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Evropës me rezultat 2:0.

Pas humbjes, trajneri i Romës, Jose Mourinho u tregua i ashpër dhe shumë i nervozuar me lojën dhe rezultatin e skuadrës së tij.

“Mungoi çdo gjë, nuk dua të flas shumë dhe askush të mos flasë. Një rezultat shumë i merituar për ta në kuptimin pozitiv, shumë i merituar për ne në kuptimin negativ. Nuk më pëlqeu asgjë. E kam folur tashmë me lojtarët në dhomat e zhveshjes, gjë që nuk e bëj kurrë. Ajo që thashë do të mbetet mes nesh, dua të jem i sinqertë dhe i drejtë me djemtë e Slavias, e merituan”, tha trajneri portugez.

Pas humbjes, Roma tani gjendet e dyta në tabelë me nëntë pikë, aq sa ka edhe Slavia Prague në vendin e parë.

(Kosova Sot Online)