Mjeshtri i madh Suarez dhuron spektakël, nga 3:1 kalon rrufeshëm në 3:4

  • S.A /
  • 10 November 2023 - 09:32
Mjeshtri i madh Suarez dhuron spektakël, nga 3:1 kalon rrufeshëm në 3:4

Gremio ka shënuar fitore spektakolare mbrëmë ndaj Botafogos në udhëtim, duke fituar me rezultat 3:4, transmeton "Kosova Sot Online".

Botafogo ishte duke avancuar 3:1, por Luis Suarez me tre gola bëri rikthim fantastik dhe historik.

Për 19 minuta, sulmuesi uruguaian shënoi tre gola, duke ia dhënë fitoren skuadrës së tij.

(Kosova Sot Online )