Java e 14-të e Albi Mall Superligës nis sot, kjo është ndeshja e ditës në orar

  • S.A /
  • 10 November 2023 - 09:58
Java e 14-të e Albi Mall Superligës nis sot, kjo është ndeshja e ditës në orar

Sot (e premte) është në orar për t’u zhvilluar një ndeshje në kuadër të javës së 14-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll, transmeton "Kosova Sot Online ".

Java e 14-të e Superligës nis sot, ndërsa tri ndeshje zhvillohen nesër (e shtunë) dhe një takim tjetër të hënën. Ndeshja e vetme që zhvillohet sot është ajo në mes të Malishevës dhe Gjilanit.

Ky takim është paraparë të luhet në stadiumin “Liman Gegaj” me fillim nga ora 13:00. Momentalisht vendasit renditet në pozitën e katërt me 17 pikë, ndërsa mysafirët në vendin e shtatë me 14 pikë dhe një ndeshje më pak.

(Kosova Sot Online )