Admir Mehmedi bëhet drejtor sportiv i ekipit zviceran

  • S.A /
  • 10 November 2023 - 12:04
Admir Mehmedi bëhet drejtor sportiv i ekipit zviceran

Skuadra zvicerane, FC Schaffhausen do të bëhet me pronar të ri.Blick raporton se tashmë është arritur marrëveshje për shitblerjen e klubit zviceran, kurse bashkë me pronarët e rinj në këtë klub vjen edhe një drejtor i ri sportiv, transmeton "Kosova Sot Online".

Bëhet fjalë për Admir Mehmedin i cili ka kryer studimet për menaxhim sportiv.

Mehmedi i cili u pensionua këtë verë do të marrë detyrë të re. Aktualisht, Schaffhausen është i renditur në vendin e fundit në tabelë.

(Kosova Sot Online )