Munishi reagon pas listës së publikuar nga Kombëtarja e Kosovës

  • A.P /
  • 10 November 2023 - 17:10
Munishi reagon pas listës së publikuar nga Kombëtarja e Kosovës

Ismet Munishi, ka reaguar pas listës së publikuar nga Kombëtarja e Kosovës, për tri ndeshjet e këtij muaji, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

Reagimi i tij vije pasatij të kryetarit të Dritës, Valon Murseli, lidhur me faktin që nuk është ftuar asnjë futbollist nga gjilanasit

Trajneri Munishi vlerësoi se është turp që nga Primoz Gliha nuk u ftua askush nga skuadra e Dritës.

Ai këtë vlerësim e dha, edhe duke potencuar që Drita është rival i përjetshëm i tij, por që sipas tij, ky është realiteti.

Postimi i plotë nga Munishi (pa ndërhyrje):

“Edhe unë mendoj që eshte turp ,,Marre ,, te mos ftohet asnjë futbollist nga klubi që unë kam rivalitet  të perjetshem .

Rivaliteti rivalitet
Realiteti realitet”. 

(Kosova Sot Online)