Ja pse Ganimete Musliu e takoj Vedat Muriqin

  • A.P /
  • 12 November 2023 - 10:11
Ja pse Ganimete Musliu e takoj Vedat Muriqin

Me futbollistin e Kosovës, Vedat Muriqin, është takuar deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Musliu ka publikuar disa fotografi me sulmuesin kosovar, teksa thuri lavde për yllin e Mallorcas.

“Ky djalë ja ka arritur ti fitoj zemrat e shqiptarëve. Bisha e fushës se blertë #vedatmuriqi. FALEMINDERIT, për emocionet qe na i dhuron dhe bënë qe zemrat e shqiptarëve të rrahin fuqishem! Suksese Kombëtares tonë sonte! Paqit FAT!”, shkroi Musliu në llogarinë e saj në Facebook.


(Kosova Sot Online)