Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet sonte me Izraelin

  • A.P /
  • 12 November 2023 - 11:05
Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet sonte me Izraelin

Kombëtarja e Kosovës do të ndeshet sonte me Izraelin në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Fitorja e parë e dardanëve muajin e kaluar ndaj Andorrës i la matematikisht me shpresa pë kualifikim historik, megjithatë një gjë e tillë është larg e arritshme.

Aktualisht, Kosova gjendet në vendin e katërt me shtatë pikë, katër më pak se Izraeli që gjithashtu e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Një cikël kualifikues ky që lë shumë për të dëshiruar, marrë parasysh faktin se grupi ishte jo dhe aq i vështirë dhe në të shumtën e ndeshjeve, Kosova ishte favorit në letër.

Pas Izraelit, Kosova udhëton në Basel për t’u përballur me Zvicrën më 18 nëntor, kurse tri ditë më vonë e pret Bjellorusinë në ndeshjen e fundit të kualifikimeve.

(Kosova Sot Online)