Rrahmani startues për Napolin në ditën kur Kosova luan me Izraelin

  • A.P /
  • 12 November 2023 - 12:35
Rrahmani startues për Napolin në ditën kur Kosova luan me Izraelin

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Napolit dhe Empolit, e vlefshme për Serie A.

Nga minuta e parë për kampionin në fuqi të Italisë do të startojë edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.

Rrahmani nuk ishte pjesë e listës së Kosovës për ndeshjet e nëntorit, ndërsa nuk dihen arsyet e kësaj mungese.

Përndryshe, Kosova luan sonte me Izraelin në Prishtinë në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Evropian.

(Kosova Sot Online)