Ja kush thotë publikisht: Duhet një revolucion që Kosovës t’i kthehet dinjiteti

  • A.P /
  • 12 November 2023 - 17:17
Ja kush thotë publikisht: Duhet një revolucion që Kosovës t’i kthehet dinjiteti

Aktori i njohur kosovar, që njihet edhe si tifoz i flaktë i Kombëtares së Kosovës, Fatmir Spahiu, ka bërë një postim në prag të ndeshjes së sotme ndaj Izraelit.

Ai vlerëson se te Kosova është i nevojshëm një revolucion, që t’i kthehet dinjiteti në futboll.

Postimi i plotë nga Spahiu (pa ndërhyrje):

“A po bjen shi? Po bjen!

A eshte moti per me nejt ne shpi? Osht!

Po a lune sonte Kosova jone? Lune valla!

A duhet me i pekrah ata djem neper bore e neper shi? Duhet!

Rrnofte Kosova kunder Zvicres dhe Anglise!

Rrnofte Kosova edhe kunder Izraelit dhe te gjitha kombetareve tjera!

Kosoves ka me ju thy dinjiteti ne futboll.

Por nje revolucion eshte i nevojshem.

Bashke do jemi deshmitar, me kysmet!”

(Kosova Sot Online)