
Lexoni edhe:
Bugajski: Kisha Serbe ka vjedhur trashëgiminë e Kishës Ortodokse Malazeze, ka pushtuar manastiret dhe kishat e saj
Policia e Kosovës e ka lëshuar sot një komunikatë rreth sigurisë në ndeshjen mes Kombëtares së Kosovës dhe Izraelit, për tësqaruar rrethanat në të cilat u zhvilluar ndeshja, transmeton "Kosova Sot Online".
Masa të rrepta sigurie u panë në dy ditët e fundit në vendin tonë me rastin e ardhjes së delegacionit izraelit.
Dhe, Policia e Kosovës i ka falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në ruajtjen e qetësisë dhe të sigurisë në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.
Më poshtë mund ta lexoni komunikatën e Policisë së Kosovës.
“Ndeshja sportive, e luajtur mbrëmë, në mes të kombëtares së Kosovës dhe Izraelit për kualifikime në EURO2024, vlerësuar në aspektin e sigurisë, ka kaluar e qetë dhe pa ndonjë incident që ka cenuar sigurinë publike dhe mbarëvajtjen e ndeshjes sportive. Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me FFK-në dhe akterët relevantë, ashtu siç e ka bërë të ditur me kohë, ka bërë planifikimet e saja operacionale për menaxhimin dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive, duke u kujdesur për ofrimin e sigurisë që nga ardhja e kombëtares së Izraelit në Republikën e Kosovës e deri në kthimin e saj për në Izrael. Policia e Kosovës falënderon qytetarët, mediat dhe të gjitha institucionet për bashkëpunimin korrekt me Policinë e Kosovës, të cilët janë pjesë e meritës që ky event sportiv të kalojë i qetë dhe pa incidente”.
(Kosova Sot Online )