Ballkani-Dukagjini, mbyllet me barazim pjesa e parë

  • S.A /
  • 13 November 2023 - 15:07
Ballkani-Dukagjini, mbyllet me barazim pjesa e parë

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së fundit të xhiros së 14-të të Superligës mes Ballkanit dhe Dukagjinit me rezultat 1:1, transmeton "Kosova Sot Online ".

Klinasit i barazuan shifrat në fund të 45 minutëshit të parë përmes Viktor Hugo.

Paraprakisht, therandasit kishin kaluar në epërsi në minutën e 15-të më golin e Nazmi Gripshit. Ballkani do të mundohet ta fitojë këtë ndeshje në mënyrë që ta ruajë distancën karshi ekipeve ndjekëse, Drita e Llapi, të cilat fituan në fundjavë në duelet përkatëse. Nga ana tjetër, Dukagjini do të mundohet t’ia shkaktojë humbjen e parë sezonale kampionit aktual të Kosovës, ose t’ia nxjerrë një barazim.

(Kosova Sot Online )