Luftëtari shqiptar Buzukja nokautohet pas vetëm 49 sekondave në meçin e UFC

  • S.A /
  • 13 November 2023 - 16:34
Luftëtari shqiptar Buzukja nokautohet pas vetëm 49 sekondave në meçin e UFC

Luftëtari shqiptar në UFC, Dennis Buzukja është nokautuar pas vetëm 49 sekondave në meçin e zhvilluar të shtunën mbrëma në “Madison Square Garden” të New Yorkut, transmeton "Kosova Sot Online ".

Buzukja, që garon në kategorinë pendël, pësoi nga Jamall Emmers. Emmers më me përvojë i bëri presion Buzukes që në fillim, duke mbajtur jashtë ekuilibrit përpara se ta zhbllokonte me një goditje me dorën e majtë që e rrëzoi në tokë. Kjo ndodhi brenda 49 sekondave në raundin e parë. Për Buzukjan ishte vetëm lufta e dytë në serinë më të madhe të arteve marciale të përziera (MMA), UFC, dhe i ka pësuar dy humbje. Është hera e parë në karrierë që Buzukja pëson dy humbje në MMA.

(Kosva Sot Online )