Zhegrova i përmbledh në një video ekzibicionet dhe aksionet e tij

  • A.P /
  • 13 November 2023 - 18:30
Zhegrova i përmbledh në një video ekzibicionet dhe aksionet e tij

Edon Zhegrova regjistroi edhe dje një paraqitje të mirë me Lille në Ligue 1.

Lille luajti baras 1:1 me Toulouse, teksa reprezentuesi kosovar la gjurmë duke asistuar te goli i vetëm i skuadrës së tij.

Për Zhegrovën ishte ky asistimi i tij i katërt këtë sezon në elitën e futbollit francez, krahas një goli, në 11 paraqitje në total.

24-vjeçari ka publikuar një përmbledhje nga paraqitja e tij e djeshme.

(Kosova Sot Online)