Tuchel i gatshëm ta sjellë Mbappen në Bayern me biçikletën e tij

  • A.P /
  • 13 November 2023 - 20:26
Tuchel i gatshëm ta sjellë Mbappen në Bayern me biçikletën e tij

Thomas Tuchel shprehu admirimin e tij për Kylian Mbappe, me të cilin punoi te Paris Saint-Germaini.

Ai bëri edhe shaka duke thënë se do ta sillte atë në Bayern Munich me biçikletë

Gjithsesi, e ardhmja e Mbappes vazhdon të jetë ende e paqartë. Ai është i lidhur më së shumti me një kalim te Real Madridi.

Ylli francez do të mbetet lojtar i lirë në verë, pasi kontrata e tij me PSG-në skadon më 30 qershor.

(Kosova Sot Online)