Gjyqtarë kosovarë ndajnë drejtësinë në ndeshjen Greqi U21 – Ishujt Faroe U21

  • A.P /
  • 13 November 2023 - 22:12
Gjyqtarë kosovarë ndajnë drejtësinë në ndeshjen Greqi U21 – Ishujt Faroe U21

UEFA ka deleguar gjyqtarët nga Kosova për të ndarë drejtësinë në ndeshjen mes Greqisë U21 dhe Ishujve Faroe U21, të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe.

Mervan Bejtullahu është caktuar për të qenë gjyqtari kryesor i kësaj ndeshjeje

Ai do të asistohet nga Fatlum Berisha dhe Granit Hyseni.

Eridon Podvorica do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Theodoros Kolokotronis”, nga ora 15:00.

(Kosova Sot Online)