Zbulohet se kush është berberi i Leo Messit që u mbajt sekret ndër vite

  • S.A /
  • 14 November 2023 - 09:37
Zbulohet se kush është berberi i Leo Messit që u mbajt sekret ndër vite

Lionel Messi përfundoi së fundmi edhe një herë në podiumin e më të mirëve duke e fituar Topin e Artë për herë të tetë në karrierë.Ylli argjentinas e fitoi garën me sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Haaland falë triumfit që e pati në Kupën e Botës me Argjentinës, transmeton "Kosova Sot Online".

Fansat në mbarë botën e adhuruan dukjen e tij, më saktësisht stilin e flokëve të tij, në ceremoninë e mbajtur në Paris të Francës.

Dhe, shumëkush pyeti se kush përkujdeset për frizurën e Messit, se duart e kujt qëndrojnë prapa rregullimit të flokëve të kampionit të botës!

Luis Andres Rivera është berberi me bazë në Miami, i cili ua bën frizurat shumë yjeve të botës kohëve të fundit.

Dhe, ai e kishte një mundësi të artë për ta qethur Messin, në mënyrë që të duket për mrekulli, sipas fansave.

“Duke e bërë gati më të madhin, Leo Messi për nesër. Ditë speciale, ku me emër të Zotit, ai do ta fitojë Topin e Artë numër 8”, kishte shkruar ai në
Instagram”. 

“Faleminderit Leo që gjithmonë beson në mua dhe që më bekon dhe më nderon, që ta kem mundësinë e ‘qethjes më të madhe’ në karrierën time. Puna ime do të shihet në krejt botën”, ka shkruar tutje frizeri Rivera.

Derisa ky i fundit ia dhuroi një dukje të re Messit, tifozët janë të interesuar dhe kureshtar ta dinë se kush ishin frizerët tjerë që u përkujdesën për flokët e lojtarit gjatë karrierës së tij të lavdishme!

Që kur e bëri debutimin me Barcelonën në vitin 2004, argjentinasi ka pasur punë me disa prej berberëve më të njohur dhe më të mëdhenj. 

Veterani i sulmit në një kohë i kishte bërë flokët komplet të bardhë, njëjtë si shoku i tij i atëhershëm tek “Blaugrana”, Neymar Junior.

36 vjeçari i ka ndërruar/provuar disa frizerë gjatë eksperiencës së tij katalunase, ndërsa nuk bëri shumë eksperimente pasi kryesisht e kishte një frizurë të njëjtë, përpos në rastin e fundit.

Image

(Kosova Sot Online )