Gara e ashpër për Këpucën e Artë: Mbappe, Haaland dhe Bellingham jashtë top treshes

  • S.A /
  • 14 November 2023 - 11:06
Gara e ashpër për Këpucën e Artë: Mbappe, Haaland dhe Bellingham jashtë top treshes

Sulmuesi nigerian i Montpellier, Akor Adams i prinë momentalisht garës për Këpucën e Artë të këtij sezoni, pasi deri tani ka shënuar 22 gola me klubi francez dhe norvegjez Lillestrom, ku luajti deri në verë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Në listën e 20 lojtarëve në garë momentalisht për Këpucën e Artë përfaqësohen deri në dhjetë liga të ndryshme.

Disa, shumë larg pesëshes së madhe, por lojtarët e tyre kanë arritur të futen fshehurazi në këtë listë të përzgjedhur.

Gazeta Marca ka publikuar listën me 20 lojtarët që momentalisht janë në garë për Këpucën e Artë.

Emra si Kylian Mbappe, Erling Haaland, Jude Bellingham dhe Lautaro Martinez gjendet jashtë treshes.

I vetmi emër i ‘madh’ që gjendet në treshe është ylli i Bayern Munichut, Harry Kane.

20.Lois Openda (9 gola / 18 pikë) – RB Leipzig

19.Mateo Casierra (12 gola / 18 pikë) – Zenit

18.Marko Regza – (19 gola / 19 pikë) – Riga FC

17.Mathias Oyewusi (19 gola / 19 pikë) – Zalgiris Vilnius

16.Santiago Gimenez (13 gola / 19.5 pikë) – Feyenoord

15.Vangelis Pavlidis (13 gola / 19.5 pikë) – AZ Alkmaar

14.Mohamed Salah (10 gola / 20 pikë) – Liverpool

13.Jude Bellingham (10 gola / 20 pikë) – Real Madrid

12.Solvi Vatnhamar (21 gola/ 21 pikë) – Vikingur Gota

11.Bard Finne (14 gola/ 21 pikë) – SK Brann

10.Vegard Erlien (14 gola / 21 pikë) – Tromso

9.Faris Moumbagna (15 gola / 22.5 pikë) – Bodo Glimt

8.Lautaro Martinez (12 gola / 24 pikë) – Inter

7.Andrej Ilic (21 gola / 24.5 pikë) – Valerenga/RFS

6.Erling Haaland (13 gola / 26 pikë) – Manchester City

5.Kylian Mbappe (13 gola / 26 pikë) – PSG

4.Sehrou Guirassy (15 gola / 30 pikë) – Stuttgart

3.Harry Kane (17 gola / 34 pikë) – Bayern Munich

2.Amahl Pellegrino (23 gola / 34.5 pikë) – Bodo Glimt

1.Akor Adams (22 gola / 36.5 pikë) – Montpellier/Lillestrom

(Kosova Sot Online )