Peja e luan nesër ndeshjen e radhës në FIBA Europe Cupe

  • A.P /
  • 14 November 2023 - 16:33
Peja e luan nesër ndeshjen e radhës në FIBA Europe Cupe

Skuadra e Pejës rikthehet këtë mesjavë në garat evropiane.

Të mërkurën, pejanët do udhëtojnë për në Holandë, aty ku do të përballen me ekipin e Heroes Den Bosch në kuadër të FIBA Europe Cup.

Nga katër sfidat e zhvilluara deri më tani, ekipi nga Kosova ka dy fitore e dy humbje.

Xhiron e kaluar, Peja u mposht nga NINERS Chemnitz.

E po nga ky ekip, pësoi edhe xhiron e parë

Dy fitoret, verdh e zinjtë i kanë ndaj Stargardit dhe Den Bosch, kudërshtarit të nesërmë.

Në krahun tjetër, holandezët e Den Bosch janë të eliminuar nga FIBA Europe Cup pas katër humbjeve.

Ndeshja mes Den Bosch e Pejës do të luhet të mërkurën në Palestrën “Maaspoort” me fillim nga ora 20:00.

Grupit H i prin NINERS me katër fitore nga katër ndeshje, Peja e Stargard i kanë nga dy fitore e dy humbje, derisa Den Bosch i ka katër humbje dhe e mbyll grupin.

Peja po luan në FIBA Europe Cup këtë sezon, pasi nuk arriti të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, ku u mposht në çerekfinale të turneut kualifikues nga skuadra daneze, Bakken Bears. 

(Kosova Sot Online)