U dënua për baste, por Juventusi zyrtarisht ia vazhdon kontratën Fagiolit

  • S.A /
  • 15 November 2023 - 09:28
U dënua për baste, por Juventusi zyrtarisht ia vazhdon kontratën Fagiolit

Nicolo Fagioli ka qenë kryefjala e mediave në Itali ditë më parë pasi u zbulua një skandal i basteve, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mesfushori i ri kishte luajtur një kohë të gjatë baste dhe është dënuar me shtatë muaj mos lojë. Gjithsesi Juventusi i ka qëndruar afër atij duke i rinovuar edhe kontratën deri në qershor të vitit 2028.

22-vjeçari nuk do ta harrojë kurrë besimin që Zonja e Vjetër i dha duke i rinovuar kontratën përkundër se ai nuk do të luaj deri në fund të majit.

“Jam i lumtur dhe i nderuar që nënshkruaj kontratën time të re me Juventusin. Në Juventus u rrita si njeri dhe lojtar dhe kjo lidhje vazhdon”.

“Dua të falënderoj familjen time, tifozët, agjentët e mi dhe të gjithë anëtarët e Juventusit për mbështetjen e tyre”.

“Do të jem gjithmonë mirënjohjes ndaj klubit, deri në fund”, ka shkruar Fagioli në rrjetet sociale. 

(Kosova Sot Online )