UEFA mund ta ftojë Al Nassrin për të luajtur në Ligën e Kampionëve!

  • S.A /
  • 15 November 2023 - 11:08
UEFA mund ta ftojë Al Nassrin për të luajtur në Ligën e Kampionëve!

UEFA është duke e shqyrtuar mundësinë që t’i bëjë ftesë klubit Al Nassr të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve në sezonin 2024/25, me arsyen se klubi saudit ku luan Cristiano Ronaldo është njëri prej tre më të popullarizuarve në botë.

Ky lajm i pabesueshëm vjen nga Anglia, respektivisht nga “Football Talk”, përcjell “Gazeta Express”.

Natyrisht, është e vështirë të besohet se mund të realizohet një ide e tillë, pasi gjatë rrugës mund të has në pengesa të ndryshme, përfshirë këtu edhe “Fair-Play” financiar, rregull të cilin klubet evropiane duhet ta respektojnë në mënyrë strikte, për dallim për atyre arabe, që s’kanë kufizime.

Mbetet të shihet nëse Cristiano Ronaldos do t’i jepet mundësia të luajë përsëri në garën më prestigjioze të futbollit evropian, aty ku e ka shkruar historinë dhe ku është lojtari më i mirë dhe më i suksesshëm ndonjëherë.

(Kosova Sot Online )