Juventusi i vendos Manchesterit një kusht

  • A.P /
  • 15 November 2023 - 16:47
Juventusi i vendos Manchesterit një kusht

Jadon Sancho do të jetë i larguari i parë nga Manchester United gjatë merkatos së janarit.

Sulmuesi anglez ka prishur të gjitha marrëdhëniet me trajnerin Erik Ten Hag, por edhe me klubin dhe largimi i tij është i pashmangshëm.

Shumë skuadra janë vënë në kërkim të sulmuesit anglez si Roma, Tottenham Hotspur, Chelsea, Borussia Dortmund dhe Juventus, me bardhezinjtë që po shihen si favoritë.

"Zonja e Vjetër" është e gatshme ta marrë në huazim Sanchon me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Megjithatë torinezët i kanë vendosur një kusht "Djajve të Kuq" nëse marrin në huazim lojtarin, atëherë gjiganti anglez duhet të vazhdojë të paguajë një pjesë të pagës së tij.

23-vjeçari fiton 11 milionë euro neto në sezon, shumë që për Juventusin konsiderohet tejet e lartë.

Gjithsesi nëse United nuk pranon t’i paguajë gjysmën e pagës, vështirë se Sancho do të fitojë këtë kontratë te ndonjë skuadër tjetër evropiane.

Për anglezin e talentuar interesim kanë shfaqur edhe disa skuadra arabe të cilat janë të gatshme t’i ofrojnë pagë edhe më të lartë se sa fiton ai në "Old Traford". 

(Kosova Sot Online)