Njihuni me klubet botërore që shpenzojnë miliona në rrogat e lojtarëve

  • A.P /
  • 15 November 2023 - 18:04
Njihuni me klubet botërore që shpenzojnë miliona në rrogat e lojtarëve

Dikur, futbolli ishte pasion dhe klubet i kishin legjendat e tyre që nuk largoheshin për çfarëdo çmimi.

Por, në Shekullin XXI, futbolli është bërë biznes dhe interes.

Futbollistët i ndjekin rrogat më të larta duke hequr dorë nga klubet e tyre të zemrës.

E në vitet e fundit, rrogat e futbollistëve kanë shpërthyer

Klubet e kanë çel kuletën dhe po shpenzojnë qindra miliona euro vetëm për rrogat e lojtarëve.

Së fundmi, ujërat i kanë turbulluar klubet nga Arabia Saudite, të cilat e kanë prishur krejt tregun.

Këto klube gjatë verës i joshën futbollistët me rroga marramendëse, duke i afruar në gjirin e tyre plot yje.

Gjashtë klube nga Saudi Pro League hyjnë në Top 50 të rrogave më të larta që ua japin futbollistëve.

Madje, dy futbollistët më të paguar në botë luajnë pikërisht në tokën arabe.

Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema paguhen, besoni apo jo, nga 200 milionë euro në vit.

Transferimi i fundit i Neymarit bëri që vlera e këtij klubi të rritet, por gjithsesi edhe shpenzimet.

Al Hilal paraprakisht e kishte transferuar edhe qendërmbrojtësin e njohur, Kalidou Koulibaly nga Chelsea

Ky klub i shpenzon 266 milionë euro në vit për rroga të lojtarëve, afërsisht sa Real Madridi.

Real Madridi është njëri nga dy klubet evropiane që e gjen veten në Top 5 të pagave të lojtarëve.

Madrilenët gjenden në vendin e katërt me shpenzime vjetore prej 266 milionë euro për rroga të lojtarëve.

Al-Ittihad është njëri nga dy klubet nga Arabia Saudite që zë vend në podiumin e listës sonë.

Ky klub është i treti sa u përket shpenzimeve në rroga.

Karim Benzema, N’Golo Kante dhe disa yje të tjerë e përqafuan këtë klub gjatë verës.

Al-Ittihad i shpenzon plot 277 milionë euro në vit për rroga të lojtarëve.

Cristiano Ronaldo e theu akullin duke u bërë ylli i parë që përfundoi në Saudi Pro League.

E rrugën e tij në Al Nassr e ndoqën edhe yjet tjerë si Sadio Mane, Marcelo Brozovic etj,.

Kjo ka bërë që Al-Nassr ta gjejë veten në pozitën e dytë sa u përket shpenzimeve më të larta në botë.

Ky klub i harxhon 291 milionë euro në vit për rrogat e lojtarëve.

Paris Saint-Germaini mbetet mbret i shpenzimeve në futbollin botëror.

Përkundër largimeve të Leo Messit e Neymarit, gjiganti francez prin sa u përket shpenzimeve

Sheikët arabë të kampionit francez i shpenzojnë hiç më pak se 366 milionë euro në vit vetëm për rroga. Merreni me mend!!!

Nëse e shikojmë Top 10, aty përfshihen klubet si Manchester United, Manchester City, Barcelona, Bayern Munich dhe Arsenal, të gjitha me nga mbi 200 milionë euro shpenzime në vit vetëm për rroga.

(Kosova Sot Online)