Lajm shokues: Vdes mbrojtësi 20 vjeçar i Lille

  • S.A /
  • 16 November 2023 - 08:47
Lajm shokues: Vdes mbrojtësi 20 vjeçar i Lille

Futbolli francez është shokuar nga lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të mbrojtësit 20-vjeçar, Valentin Poreye i cili luante për ekipin e të rinjve të Lille, transmeton "Kosova Sot Online ".

Mediat franceze bëjnë me dije se 20-vjeçari vdiq për arsye ende të paqarta. Ish-skuadra e tij e Lille ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Lille mësoi me pikëllim për vdekjen e ish-lojtarit të saj, Valentin Poreye, në moshën 20-vjeçare. Valentin ishte një mbrojtës i ri që luajti për ekipin U16 midis 2018 dhe 2020”, shkruan klubi.

(Kosova Sot Online )