Festë e madhe sportive në kampin kuqezi, ia thonë këngës për Gjermaninë

  • S.A /
  • 16 November 2023 - 11:20
Festë  e madhe sportive në kampin kuqezi, ia thonë këngës për Gjermaninë

Në kampin e Kombëtares shqiptare dje kishte arsye për festë, transmeton "Kosova Sot Online".

Futbollistët Kuqezi e festuan ditëlindjen e Taulant Seferit, në prag të dy ndeshjeve vendimtare për kualifikim në Kampionat Evropian. 

Përfaqësuesi shqiptar i mbushi dje 27 vjet dhe ai me shokë darkuan së bashku, ndërkohë që bashkërisht e festuan ditëlindjen e sulmuesit shqiptar nga Maqedonia e Veriut.

Futbollisti nga Kosova, Arbnor Muja e postoi në Instagram një video të disa momenteve të ditëlindjes së sulmuesit të krahut.

Futbollisti nga Kumanova më pas ia tha këngës për Gjermaninë, së bashku me shokët e skuadrës.

Ai e lidhi këtë këngë pikërisht me synimin e Kuqezinjve për t’u kualifikuar në Evropian, i cili do të mbahet në Gjermani në verën e ardhshme.

(Kosova Sot Online )