Menaxheri i Lautaros flet për situatën e argjentinasit në Inter

  • S.A /
  • 16 November 2023 - 11:49
Menaxheri i Lautaros flet për situatën e argjentinasit në Inter

Menaxheri i Lautaro Martinezit, Alejandro Camano ka folur për situatën e kontratës së yllit argjentinas, transmeton "Kosova sot Online".

Kampioni i botës po shkëlqen me Interin dhe “Nerazzurri” synojnë ta vazhdojnë bashkëpunimin me të.

Përkundër interesimit të klubeve të mëdha evropiane, duket se futbollisti jug-amerikan është i vendosur të qëndrojë në “Giuseppe Meazza”.

“E kam një ndjenjë se do ta arrijmë një marrëveshje të re me Interin, një marrëveshje mjaft e mirë për të dyja palët”, u shpreh menaxheri i futbollistit për “TV Play”, duke i hequr krejt dilemat rreth vendimit të lojtarit.

“Ai është i fokusuar 100 për qind tek Interi”, përfundoi menaxheri Camano. Lautaro është sot njëri prej sulmuesve më në formë dhe më të rrezikshëm në Evropë.

(Kosova Sot Online )