Beckham: Ta sillnim Messin në Miami ishte një dhuratë e jona për Amerikën

  • A.P /
  • 16 November 2023 - 15:44
Beckham: Ta sillnim Messin në Miami ishte një dhuratë e jona për Amerikën

David Beckham ndihet krenar që arriti ta bindte Lionel Messin të transferohej në Inter Miami.

Legjenda angleze është bashkëpronar i klubit amerikan, ndërsa arriti ta sillte në ligën MLS atë që po konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori, ndonëse në vitet e fundit të karrierës.

Ish-futbollisti i Manchester Unitedit, Real Madridit, Milanit, Paris Saint-Germainit dhe Los Angeles Galaxy, tha se kjo ishte një dhuratë e tij për amerikanët

“Është ende e vështirë ta besoj kur dikush sillet rreth mesh dhe më thotë se Inter Miami e ka Messin në skuadër. Është një motiv enorm krenarie për mua si pronar që ta kem në ekip: lojtari më i mirë në botë është në skuadrën tonë”, deklaroi Beckham.

“E kemi ditur gjithmonë që, nëse e sjellim Leon në Amerikë, jo vetëm për Miamin, do të ishte një dhuratë e jona për Amerikën dhe për ligën MLS. Sepse, ai e ndryshon lojën. Një ikonë e tillë e inspiron një gjeneratë të tërë të lojtarëve të futbollit. Dhe për këtë, kemi dashur ta sillnim Leon në skuadër. Natyrisht, duam të fitojmë tituj të kampionit me të. Është e qartë se duam të jemi skuadra më e mirë e kampionatit. Por, njëra prej arsyeve që e kemi transferuar atë ishte që ta inspironim edhe gjeneratën e ardhshme të futbollistëve amerikanë. Ta sjellësh Messin në një ligë, e ka edhe këtë efekt”, përfundoi Beckham.

Messi i dha fund eksperiencës evropiane gjatë verës që shkoi, pasi luajti me Barcelonën dhe Paris Saint-Germainin, për t’u transferuar përtej Atlantikut. 

(Kosova Sot Online)