A do të festojë Xherdan Shaqiri nëse shënon gol ndaj Kosovës?

  • A.P /
  • 17 November 2023 - 17:33
A do të festojë Xherdan Shaqiri nëse shënon gol ndaj Kosovës?

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër (e shtunë) ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Dardanët” do të luajnë në udhëtim ndaj Zvicrës.

Në konferencën e sotme për shtyp te “Helvetikët” u paraqit futbollisti nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Ai mes tjerash tha se nuk do të festojë, në rast se shënon gol.

“Kam respekt të madh për Kosovën. Kam lindur në Kosovë, prindërit e mi janë nga Kosova dhe atje kam shumë të afërm. Përkundër kësaj, unë dua të shënoj gola për Zvicrën të shtunën, pasi luaj futboll dhe kjo është puna im. Por, jam i bindur se nuk do të festoj”, deklaroi Shaqiri.

(Kosova Sot Online)