Shaqiri do ta regjistrojë një rekord të ri nesër në lojën me Kosovën

  • A.P /
  • 17 November 2023 - 18:13
Shaqiri do ta regjistrojë një rekord të ri nesër në lojën me Kosovën

Xherdan Shaqiri do ta shkruajë nesër mbrëma emrin e tij në histori të futbollit zviceran.

Futbollisti nga Kosova do ta barazojë rekordin e legjendarit Heinz Hermann.

Ky i fundit i kishte zhvilluar 118 ndeshje me Kombëtaren e Zvicrës

E të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Shaqiri, duke e barazuar rekordin e tij, në një ndeshje mjaft speciale, atë kundër vendit të zemrës së tij – Kosovës.

E Shaqiri uron që pas kësaj ndeshjeje speciale të festojë me shokët e tij të Kombëtares, duke u kualifikuar në Euro 2024 përmes një fitoreje ose një barazimi ndaj “Dardanëve”.

“Është padyshim një lojë shumë e veçantë për mua. Disi e kam pasur gjithmonë në mendje rekordin e Heinz Hermann. Për mua do të ishte gjëja më e madhe nëse do ta kurorëzonim ndeshjen me kualifikimin në Evropian”, u shpreh Shaqiri në konferencë për shtyp.

Granit Xhaka e mban rekordin e më së shumti ndeshjeve të zhvilluara me Zvicrën, të cilin e regjistroi pak ditë më parë kundër Izraelit, me 119 ndeshje. 

(Kosova Sot Online)