Gliha: FFK vendosi për lojtarët – kush nuk vjen tash, nuk vjen pastaj!

  • A.P /
  • 17 November 2023 - 22:53
Gliha: FFK vendosi për lojtarët – kush nuk vjen tash, nuk vjen pastaj!

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primoz Gliha, ka dhënë një deklaratë të çuditshme, por edhe shokuese.

Slloveni tha se nuk ka qenë ai që ka vendosur për rastin e Edon Zhegrovës, i cili kishte reaguar rreth mos-ardhjes së tij te Kosova për ndeshjet e këtij muaji, duke theksuar se ai ka dashur të vijë për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë, por nuk ka mundur të vije edhe për atë ndaj Izraelit.

Zhegrova në reagimin e tij gjithashtu shkroi se pasi i ka informuar se ndaj Izraelit nuk mund të jetë i grumbulluar, i është thënë se mos të vije fare as për dy ndeshjet tjera pasuese.

Në një intervistë, Gliha tha se nuk ka qenë ky vendimi i tij.

Gliha gjithashtu shtoi: “E kam ftuar kundër Andorrës, kundër Izraelit, por vendimi i FFK-së ishte se kush vjen tani qëndron, por kush nuk vjen, pastaj s’mundet”.

Në pyetjen se “a mendon se ky vendim do të duhej t’ju takonte juve”, Gliha u përgjigj shkurt: “Unë jam vetëm i punësuar në FFK”. 

(Kosova Sot Online)