Duan vetëm fitore, Kosova luan sonte ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Zvicrës

  • S.A /
  • 18 November 2023 - 09:30
Duan vetëm fitore, Kosova  luan sonte ndeshje shumë të rëndësishme ndaj Zvicrës

Kur matematika ende e lejon, Kosova po vazhdon të ëndërrojë. Kualifikimi historik në Kampionat Evropian ende ka gjasa matematikisht të ndodh për dardanët, transmeton "Kosova Sot Online ".

Megjithatë, shumë pak varet nga  ne .

Kosova ndeshet sonte në Basel me Zvicrën, në kuadër të ndeshjes së parafundit të ciklit kualifikues për Euro 2024. Aktualisht, dardanët gjenden në vendin e katërt me 10 pikë, gjashtë më pak se Zvicra.

E kualifikimi historik do të ndodhte në rast se Kosova fiton sonte ndaj Zvicrës dhe e mposht të martën Bjellorusinë. Ndërsa, Rumania duhet që të paktën të barazojë me Izraelin dhe të fitojë ndaj Zvicrës. Mungesë e madhe për ne do të jetë qendërsulmuesi, Vedat Muriqi i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Izraelit.

Dueli Zvicër-Kosovë zhvillohet nga ora 20:45. 

(Kosova Sot Online )