Kurti: Kosova përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar në ndeshjen Kosovë- Zvicër

  • A.P /
  • 19 November 2023 - 09:20
Kurti: Kosova përsëri gjeti mënyrën për të na gëzuar në ndeshjen Kosovë- Zvicër

Pas ndeshjes së mbrëmshme mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila përfundoi me barazim, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo ndeshje i siguroi Zvicrës kualifikimin në EURO 2024, ndërsa për Kosovën kjo ëndërr mbaroi.

Kurti ka thënë se pa lojtarët kryesorë, Kosova mbrëmë gjeti mënyrën për të na gëzuar.

Ai i falënderoi djemtë e kombëtares për emocionet, derisa shtoi se përvojën e këtyre kualifikimeve duhet të vihet në funksion të përgatitjeve për fushatën e kampionatit botëror 2026.

(Kosova Sot Online)