Batatina: Një ditë do ta kualifikojë Kosovën në Evropian ose Botëror

  • A.P /
  • 19 November 2023 - 10:38
Batatina: Një ditë do ta kualifikojë Kosovën në Evropian ose Botëror

Tahir Batatina ka uruar për paraqitjen e Kosovës ndaj Zvicrës mbrëmë, të cilën e vlerësoi si dinjitoze.

Kosova ndau pikët me Zvicrën, por mbeti edhe zyrtarisht jashtë Kampionatit Evropian, pasi humbi përfundimisht gjasat për kualifikim në “Euro 2024”.

Batatina vlerësoi paraqitjen e futbollistëve nga Superliga, në veçanti të dy futbollistëve të tij te skuadra e Llapit, Iliri Krasniqit dhe Muhamet Hysenit.

Ai gjithashtu shprehu sërish gatishmerinë e tij për të drejtuar Kombëtaren e Kosovës.

Madje, trajneri llapjan shprehet i bindur se do të kualifikojë “Dardanët” në Kampionat Evropian ose në Botëror, kurdo që do t’i jepet mundësia për të udhëhequr me Kosovën

Postimi i plotë nga Batatina:

“Urime për paraqitjen dinjitoze dhe luftën për fanellën e shtetit që me gjak e krijuam.

Super paraqitje nga djemtë e Superligës, në veçanti ajo e Ilir Krasniqit por ajo çka duhet të përgëzohet është paraqitja e sulmuesit të skuadrës sime, Muhamet Hyseni. Golin e parë në fanelën e Kosovës e shënoj një super gol.

E di se shumë persona nuk më kan besuar me vite por tash vetëm mund të xhelozojnë dhe me mbajt inate personale sepse përndryshe u dëshmua edhe një herë se jo rastësisht këtyre djelmoshave iu kam besuar dhe tash po na bëjnë krenar.

Kosovë dua të them se sot, nesër ose pasnesër një ditë kur ta marr besimin do të kualifikoj ose në Botëror ose në Evropian sepse ky mision me mbetët obligim shtetëror si qytetar i juaji dhe Kosovës.

TË DUA KOSOVA IME”.

(Kosova Sot Online)