Ja përballjet e sotme në kualifikueset e 'Euro 2024'

  • A.P /
  • 19 November 2023 - 11:19
Ja përballjet e sotme në kualifikueset e 'Euro 2024'

Ekipet kombëtare vazhdojnë të jenë edhe sot në aksion, me ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Në fakt, sot do të nisë xhiro e fundit e fazës së grupeve në kuadër të këtij cikli kualifikues.

Këtë të diel do të zhvillohen nëntë ndeshje në tri orare të ndryshme.

Hungaria do të presë Malin e Zi nga ora 15:00, teksa tri orë më vonë luajnë edhe Belgjika – Azerbajxhani dhe Suedia – Estonia.

Nga ora 20:45 luajnë edhe yjet e Portugalisë e Spanjës. Portugezët presin Islandën, kurse spanjollët janë nikoqirë të Gjeorgjisë.

Bosnjë-Hercegovina – Sllovakia, Lihtenshtajn – Luksemburg dhe Skocia – Norvegjia janë përballjet tjera.

(Kosova Sot Online)