Cana: Derisa Kosova nuk bëhet Shqipëri, nuk më sheh as në FFK e as në FSHF

  • A.P /
  • 20 November 2023 - 14:15
Cana: Derisa Kosova nuk bëhet Shqipëri, nuk më sheh as në FFK e as në FSHF

Legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana i ka hequr të gjitha dilemat, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai insiston se nuk synon ta marrë në dorë as Federatën e Futbollit të Kosovës e as atë të Shqipërisë.

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare ka siguruar përmes një komenti në rrjetet sociale se nuk e mendon asnjëherë veten në krye të FFK-së ose të FSHF-së.

“Rri qetë vëlla, derisa Kosova nuk bëhet Shqipëri, nuk më sheh as në FFK, as në FSHF…Unë i shikoj punët e mia dhe ti je i kënaqur… Deri atëherë të përshëndes! Të fala nga Gjakova!”, shkroi ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit, Marseilles, Sunderlandit, Galatasarayt, Lazios dhe Nantesit.

(Kosova Sot Online)