
Gliha nuk flet për Zhegrovën dhe Rrahmanin

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë nesër mbrëma (e martë) ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”, ndaj Bjellorusisë, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Përzgjedhësi Primoz Gliha u paraqit sot në konferencën për media në prag të kësaj ndeshjeje.
Slloveni tha se është i koncentruar vetëm te kjo ndeshje, duke mos preferuar të flasë më për rastin e Edon Zhegrovës, si dhe të Amir Rrahmanit, dy prej futbollistëve që nuk u grumbulluan për ndeshjet e këtij muaji.
“Koncentrimi im është tek Bjellorusia. Nuk mund të them asgjë për atë. Nuk do të ndryshoja diçka. Duhet të zbatojmë rregullat. Për mua luan ai që është më i miri. Nuk kanë rëndësi emrat”, u shpreh Gliha.
(Kosova Sot Online)