Mbushet 'Air Albania' tifozët i këndojnë Adem Jasharit

  • A.P /
  • 20 November 2023 - 19:56
Mbushet  'Air Albania' tifozët i këndojnë Adem Jasharit

Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Kombëtarja shqiptare ka siguruar një vend në Evropianin e vitit të ardhshëm, teksa sonte synon që të sigurojë kualifikimin si e para e grupit.

Përveç fitores, sigurisht se “Kuqezinjve” u mjafton edhe një pikë sonte për të shkuar në Evropian si e para e grupit.

“Panorama” ka publikuar fotografi nga brenda stadiumit, i cili po mbushet çdo minutë e më shumë – teksa edhe atmosfera nuk po mungon.


(Kosova Sot Online)