Dardanët e rinj luajnë ndaj Maltës, synohet fitorja për të kaluar në ‘Elite Round’

  • S.A /
  • 21 November 2023 - 10:14
Dardanët e rinj luajnë ndaj Maltës, synohet fitorja për të kaluar në ‘Elite Round’

Përfaqësuesja e Kosovës U19 do të zbres në fushë për të zhvilluar ndeshjen e tretë të rrethit të parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian. Dardanët e rinj do të përballen me Maltën në një ndeshje që është shumë e rëndësishme për të kaluar tutje, transmeton "Kosova sot Online ".

Kosova pas dy ndeshjeve të para ka katër pikë, aq sa ka edhe Slovakia me dy ekipet përfaqësuese që kanë marrë nga një fitore e një barazim.

Djelmoshat e udhëhequr nga trajneri Adil Maliqi kërkojnë fitoren e dytë në këtë grup për të kaluar si lider nga Grupi 7.

Ndërkohë Malta është e fundit në grup pa pikë me dy humbje në dy ndeshjet e para.

Në rast fitores, Kosova U19 do të vazhdoj garat në Elite Round dhe ky do të jetë një sukses i madh.

Dueli mes Kosovës U19 dhe Maltës U19 zhvillohet me fillim nga ora 14:30. 

(Kosova Sot Online )