Kosova e eliminuar sot luan ndeshjen mbyllëse për Euro 2024

  • S.A /
  • 21 November 2023 - 13:19
Kosova e eliminuar sot luan ndeshjen mbyllëse për Euro 2024

Kosova sot do të zhvillojë ndeshjen me Bjellorusinë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, transmeton "Kosova Sot Online ".

Dardanët janë të pagjasë në vendin e katërt të grupit I, me 11 pikë teksa nga ky grup tashmë dihen kombëtaret e kualifikuara, Zvicra e Rumania.

Megjithatë, kosovarët do të jenë në kërkim të fitores së tretë nga dhjetë ndeshje prej këtij grupi, teksa përballen me mungesën e golashënuesit më të mirë në historinë e shkurtër të saj, Vedat Muriqit

(Kosova Sot Online )