Mbyllet pjesa e parë: Kosova-Bjellorusia 0:1

  • A.P /
  • 21 November 2023 - 21:41
Mbyllet pjesa e parë: Kosova-Bjellorusia 0:1

Kosova 0:1 Bjellorusia

Mbyllet pjesa e parë

43′ Gol. Bjellorusia kalon në epërsi ndaj Kosovës. Antilevskiy shënon gol të bukur.

40′ Rast i mirë për Kosovën, por goditja e Muslijës ishte e plogësht. Mbetet 0:0.

30′ Gjysmë ore lojë. Kosova është duke e dominuar ndeshjen.

27′ Florent Muslija tenton edhe njëherë nga distanca, por topi përfundon mbi portë.

19′ Zymer Bytyqi godet fuqishëm, por topi përfundon pak jashtë porte.

16′ Florent Muslija godet bukur nga distanca, por përfundon jashtë porte.

15′ 15 minuta kanë kaluar, Kosova ka iniciativën në ndeshje.

11′ Top i bukur i Berishës për Rashanin, por del më herët portieri kundërshtar për ta larguar topin.

9′ Aksion i bukur i Kosovës, por goditja e Mërgim Vojvodës e parrezikshme për portën mysafire.

1′ Starton ndeshja

(Kosova Sot Online)